Luftime të ashpra në Afrikën qendrore, vriten 22 militantë e gjashtë ushtarë
Gjashtë ushtarë e të paktën 22 militantë kanë vdekur gjatë luftimeve në rajonin e Liqenit Çad, në pjesën qendrore të Afrikës, tha të premten një forcë e përbashkët e angazhuar në atë rajon.
Forcat e cilësuan operacion të suksesshëm, duke i dhënë merita edhe përkrahjes së partnerëve amerikanë. Operacioni u zhvillua nga trupat e Nigerit e Nigerisë, i përkrahur nga aeroplanët luftarakë, shkruan The Guardian.
Rajoni përreth Liqenit Çad, hapësirë e madhe ujore në kufijtë mes Nigerisë, Nigerit, Kamerunit e Çadit, është bërë qendër e militantëve të lidhur me grupet famëkeqe, Boko Haram e ISIS.
Përmes një deklarate, forca multientike, në të cilën bëjnë pjesë ushtarë të këtyre katër shteteve afrikane, tha se ka kryer një operacion trejavor në anën nigeriane të kufirit.
Kjo forcë tha se dy katër ushtarë të Nigerisë e dy të Nigerit u vranë gjatë operacionit që përfundoi të martën, ndërsa 23 të tjerë janë plagosur lehtë. “Të paktën 22 terroristë u neutralizuan”, thuhet në deklaratë.