LDK në Prizren akuzon disa individë se po ua uzurpojnë zyrën në emër të Nismës
Lidhja Demokratike në Prizren po pretendon se është duke u tentuar që të uzurpohet zyra e tyre në këtë qytet. Përmes një njoftimi, nga LDK-ja po thonë se disa persona të shfaqur në emër të Nismës, janë duke tentuar që të uzurpojnë dhunshëm zyrën, ku LDK-ja e ka zhvilluar aktivitetin politik ndër vite.
Në reagimin e tyre thuhet se kjo është bërë në kohën e pushimeve të fundvitit dhe vakumit të konsolidimit të plotë të kabinetit qeveritar lokal.
“Pas ndrrimit të pushteteve në komunën e Prizrenit, ka tendencë që të përdoret koha e pushimeve të fundvitit dhe vakumi deri në konsolidimin e plotë të kabinetit qeveritar lokal si dhe fillimit të punës së Kuvendit Komunal. Zyrja jonë në qendër të qytetit, në të cilën ne kemi zhvilluar aktivitetin tonë partiak ndër vite, e cila është në proces të rikthimit, po tentohet të uzurpohet dhunshëm nga individë që shfaqen në emër të partisë politike, Nisma”, thuhet në reagimin e tyre.
Kështu LDK-ja në Prizren i ka bërë thirrje kryetarit Shqir Totaj që të kthejë normalitetin në komunë.
Ata kanë pasur një thirrje edhe për Nismën që të distancohet nga ky akt.
“Me këtë rast i bëjmë thirrje kryetarit të komunës, Z.Shaqir Totaj që të ndërmarr hapat e nevojshëm për kthimin e normalitetit në komunë dhe për fillimin e hapave legal të rikthimit të secilit subjekt politik nëpër hapsirat ku kemi vepruar me parë. Njëkohësisht, ftojmë drejtuesit e partisë, Nisma, të distancohen nga ky akt uzurpimi si dhe u bëjmë thirrje organeve të rendit të ndërmarrin hapat konkret në mbrojtje të pronave publike dhe ruajtjen e rendit dhe ligjit”, thuhet më tutje në reagim.
Reagimi i plotë:
Koha e uzurpimeve ka marr fund!
Pas ndrrimit të pushteteve në komunën e Prizrenit, ka tendencë që të përdoret koha e pushimeve të fundvitit dhe vakumi deri në konsolidimin e plotë të kabinetit qeveritar lokal si dhe fillimit të punës së Kuvendit Komunal.
Zyrja jonë në qendër të qytetit, në të cilën ne kemi zhvilluar aktivitetin tonë partiak ndër vite, e cila është në proces të rikthimit, po tentohet të uzurpohet dhunshëm nga individë që shfaqen në emër të partisë politike, Nisma.
Me këtë rast i bëjmë thirrje kryetarit të komunës, Z.Shaqir Totaj që të ndërmarr hapat e nevojshëm për kthimin e normalitetit në komunë dhe për fillimin e hapave legal të rikthimit të secilit subjekt politik nëpër hapsirat ku kemi vepruar me parë.
Njëkohësisht, ftojmë drejtuesit e partisë, Nisma, të distancohen nga ky akt uzurpimi si dhe u bëjmë thirrje organeve të rendit të ndërmarrin hapat konkret në mbrojtje të pronave publike dhe ruajtjen e rendit dhe ligjit.
Në të kundërten, do të detyrohemi që të kujdestarojmë fizikisht në mbrojtje të zyreve tona të cilat presim që së shpejti ligjërisht do të na rikthehen.