Haradinaj i ashpër: Qeveria ka kriju mosbesim të skajshëm me ShBA-në, e dorëzoi Kosovën te disa zyrtarë evropianë
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për prishje të të raporteve me Amerikën.
Haradinaj tha se kjo qeveria e ka dorëzuar Kosovën te zyrtarë të BE-së për çështjen me Serbinë.
“Kosova ka fillu qeverisjen me një shumicë qeverisëse ma të madhe ndonjëherë që nga paslufta me subjektin Vetëvendosje që ka fitu mbi 50% të votave. Një qeveri që është e paaftë në politikë të jashtme që ka vetëm dështime në politikën e jashtme, qeveria që ka mbërri me kriju mosbesim të skajshëm me ShBA-në dhe ia ka dorëzu Kosovën disa zyrtarëve evropianë çështjen më të rëndësishme të veten përballjen me Serbinë”, ka thënë Haradinaj.