Gjermania regjistron viktimën e parë nga Omicroni
Gjermania regjistroi sot vdekjen e parë të shkaktuar nga soji Omicron i coronavirusit.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Robert Koch, i cili ndodhet në Berlin.
Personi që ndërroi jetë ishte 79 vjeçar ndërsa identiteti i tij nuk do të bëhet i ditur për shkak të respektimit të privatësisë.
Deri më tani në Gjermani janë regjistruar 3198 raste të infektimit me Omicron, raporton dw.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Omicron është regjistruar në 90 vende të botës dhe u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut. Që atëherë, janë kryer shumë studime, të cilat tregojnë se Omicron shkakton forma më të lehta të sëmundjes, me simptoma relativisht të lehta.
Pavarësisht kësaj, duhet shumë kujdes, sepse edhe ky variant i virusit po përhapet me shpejtësi.