OBSH paralajmëron Evropën: Një stuhi tjetër po vjen
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën paralajmëroi vendet e këtij kontinenti që të përgatiten për një rritje të konsiderueshme të rasteve me koronavirus për shkak të variantit Omicron dhe përsëriti thirrjen që qytetarët të marrin dozat përforcuese të vaksinës.
Gjatë një konference shtypi, Hans Kluge u shpreh se varianti Omicron është tashmë dominues në një numër vendesh evropiane, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Danimarkën dhe Portugalinë.
“Ne mund të shohim një stuhi tjetër që po vjen. Brenda javësh, Omicron do të dominojë në më shumë vende të rajonit. Vëllimi i madh i infeksioneve të reja COVID-19 mund të çojë në më shumë shtrime në spitale dhe ndërprerje të shërbimeve të tjera kritike”, deklaroi Kluge.
Kluge tha se 89% e rasteve të hershme të Omicron në Europë u shoqëruan me simptoma të zakonshme të COVID-19 si kollë, dhimbje fyti dhe ethe, me raste të regjistruara kryesisht midis personave në të 20-at dhe 30-at e tyre./