Avokati i Popullit: Vendimi i ZRRE-së për pagesën e rrymës në veri është diskriminues
Avokati i Popullit vlerëson se mbetët shqetësuese mbrojtja e të drejtave në punë dhe sipas tij raste të tilla përbëjnë 12 për qind të numrit të ankesave që janë dorëzuar në këtë institucion gjatë këtij viti.
Drejtuesi i këtij institucioni Naim Qelaj thotë se qytetarët në Kosovë vazhdojnë të përballen zvarritje të procedurave gjyqësore. Avokati bënë të ditur se gjatë këtij viti ka pranuar 1 mijë e 536 ankesa, raste këto në të cilat janë të përfshirë 2 mijë e 387 persona të cilët pretendojnë se u janë shkelur të drejtat e tyre.
Në një konferencë për media, Qelaj thotë vazhdojnë ta konsiderojnë diskriminues vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për pagesën e rrymës në veri.
“Vendimi i gjykatës në shkallë të parë është aprovuar padia dhe padyshim ne e kemi pritur një vendim të tillë nuk kemi pritur një vendim tjetër sepse vazhdojmë me konsiderua çdo trajtim të pabarabartë të qytetarëve në këtë rast si diskriminues dhe si të kundërligjshëm dhe kundërkushtetues”, thotë Qelaj.
Ndërsa lidhur me krizën energjetike në vend dhe vendimi ne qeverisë për mbështetje të KEK-ut, ai thotë se ende nuk kanë ndonjë qëndrim veçse thekson se nëse konstatojnë që ka shkelje të të drejtave të njeriut do të reagojnë.
“Sa i përket vendimit të qeverisë për subvencionim e KEK-ut që po ndodh ditëve të fundit, ne nuk kemi dalë me një qëndrim, padyshim që jemi duke e përcjell me kujdes situatën dhe krejt veprimet që i ndërmerr qeveria dhe nëse konstatojmë që këto veprime paraqesin shkelje të të drejtave të njeriut padyshim që kemi për të reaguar, mirëpo gjithmonë konsideroj që këto raste forma më efikase e reagimit është gjykata sepse edhe ju e patë shkallën e zbatimit të rekomandimeve të avokatit të popullit, pavarësisht faktit që vërehet një rritje e zbatimit të rekomandimeve megjithatë shkalla e zbatimit mbetët e ulët”, u shpreh ai.
Ndërsa nga ankesat e paraqitura nga qytetarët, 665 raste janë hapur për hetim dhe në këtë numër përshihen edhe 44 raste të hapura sipas detyrës zyrtare dhe 12 raste të cilat janë hapur pas raportimit të medieve.
“Edhe më tej vazhdojnë që qytetarët tanë me u përballë me shumë sfida që lidhen kryesisht me zvarritje të procedurave gjyqësore ku zënë 26 për qind të vendit të tyre në statistikave tona. Pastaj cenimin e së drejtës për një mjet efikas juridik pra funksionimin e mirëfilltë të zbatimit të ligjit dhe barazisë për qytetarët në trajtim me ligjin që zënë 20 për qind të ankesave dhe gjithashtu mbetet shumë shqetësuese mbrojtja e të drejtave në punë të cilat padyshim kanë 12 për qind të numrit të ankesave të cilat veç u prezantuan sot para jush”, ka përfunduar Avokati i Popullit.
Sipas tij, ky institucion ka mbyllur 753 raste gjatë këtij viti dhe 29 prej tyre janë mbyllur për shkak të mos interesimit të ankuesit.