Gazetarët danezë pyesin Haxhiun: Pse po i pranoni kriminelët nga Danimarka?
Qeveria e Kosovës dhe Mbretëria e Danimarkës kanë nënshkrua marrëveshje dhe deklaratë të përbashkët si zotim i të dy qeverive për marrjen me qira të qelive të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan ku do të mbahen të burgosurit nga Danimarka.
Në konferencën për media të mbajtur sot pas nënshkrimit të marrëveshjes, ishin të pranishëm edhe gazetarët nga Danimarka, të cilët pyeten ministren kosovare të drejtësisë, Albulena Haxhiu, se cila është arsyeja që Kosova ka pranuar këtë marrëveshje, ku kriminelë nga Danimarka do të sillen në Kosovë.
Në përgjigjen e saj, Haxhiu ka përmendur kapacitetet e munguara në Danimarka dhe se Kosova ka mundësi për të pranuar këta të burgosur.
Ajo ka përmendur gjithashtu edhe ndihmën që Danimarka në vazhdimësi i ka dhënë Kosovës, ndërsa ka shtuar se nuk pret probleme për qytetarët e Kosovës nga sjellja e këtyre të burgosurve në Kosovë, raporton Zeri.info.
“Thash edhe më herët që ne kemi pasur kërkesë për shkak të mungesës së kapaciteteve në Mbretërinë e Danimarkës për të sjellë personat që dënohen atje për t’i sjellë në Kosovë, po ashtu thash se Kosova ka kapacitete korrektuese dhe ato të paraburgimit dhe për hir të ndihmës që Danimarka ka dhënë në vazhdimësi, ne kemi konsideruar që të vazhdojnë bisedimet për këtë”, tha Haxhiu,
“Aktualisht në Qendrat Korrektuese të Kosovës janë1600 të burgosur prandaj unë besoj që nuk do të ketë ndonjë problem sa i përket qytetarëve të Kosovës. Qendra e Paraburgimit në Gjilan do të ketë staf komentet që do të kujdesen edhe për sigurinë edhe për aspektet tjera”, iu përgjigj Haxhiu gazetarëve danezë.