Tri lagje të Prishtinës mbesin tetë orë pa ujë
“Mati 1”, Bregu i Diellit” dhe “Lagjja e Spitalit” kishin mungesë të ujit nga ora 10:00 deri në 18:00
Pos rrugës “Muharrem Fezja” që ende vazhdon të jetë vështirë e tejkalueshme, banorët e lagjës “Mati 1” e kanë edhe një telashe tjetër.
Gjatë ditës së sotme, ata kanë pasur edhe mungesë të ujit të pijshëm.
Megjithatë, kjo ndërprerje ishte si pasojë e punimeve të paralajmëruara një ditë më parë në këtë zonë. Prandaj, një gjë e tillë po merret shtruar nga një qytetare.
Për këtë qytetare, problem më i madh po del të jetë rruga e cila është vështirë e kalueshme, një hall ky i kahmotshëm i banorëve të kësaj zone.
Por, për dikë që jeton për një periudhë më të gjatë në këtë zonë, problemet me ujë janë më të shpeshta
Lidhur me këtë shqetësim afatgjatë, T7 tentoi të kontaktojë me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, porse të njëjtit ishin të paqasshëm gjatë gjithë ditës.
Përveç lagjës “Mati 1”, probleme me furnizim me ujë të pijshëm ka pasur edhe në “Breg të Diellit” dhe “Lagje të Spitalit”.
video nga minuta 27:00