Cilat ishin disa nga parashikimet e “çmendura” të serialit “The Simpsons”? (FOTO)
Për 32 vjet seriali “The Simpsons” ishte një ndër më të shikuarit në mbarë botën.
Në këtë serial janë bërë parashikimet më të “çmendura” që kanë ndodhur me kalimin e kohës.
Viruset, sëmundjet e ndryshme, avancimet e teknologjike e besa edhe sateliti shqiptar ishin disa nga parashikimet e këtij filmi të animuar.
The Simpsons ka pasur 33 sezone, apo më shumë se 700 episode, natyrisht dhe filmi në vitin 2007.
Derisa seriali i animuar mbush 32 vjeç, në listën e mëposhtme janë disa ngaparashikimetmë të çuditshme që dolën nga ky serial dhe që ndodhën edhe në realitet.
Ora Inteligjente
Në episodin e gjashtë të sezonit 1995, “Lisa’s Wedding”, fansat panë bashkëshortin e Lisa Simpson duke folur në një telefon që ishte në kyçin e dorës.
Ndonëse episodi kishte paraqitur të ardhmen, ora e parë inteligjente nuk u krijua deri në vitin 2013.
Në ditët e sotme, orët inteligjente janë kudo, derisa njerëzit janë në gjendje të bëjnë shumë më tepër se sa thjesht të shohin kohën nga kyçet e dorës.
The Simpsons gjithashtu ka parashikuar edhe teknologji të tilla si lojërat Guitar Hero dhe Farmville.
Ebola
Fansat e The Simpsons janë të bindur se seriali parashikoi shpërthimin e Ebolës në vitin 2014 në episodin e vitit 1997, “Lisa’s Sax”.
Në episod, Marge sugjeroi se Barti i sëmurë të lexonte një libër të quajtur “George Curious and the Ebola Virus”.
Sigurisht, Ebola kishte qenë rreth e rrotull për një kohë, por nuk ishte shumë e përhapur në atë kohë.
Vite më vonë, në vitin 2014, fansat vështruan këtë skenë dhe filluan të pyesin nëse shpërthimi i Ebolës ishte planifikuar gjatë gjithë kohës.
Koronavirusi
The Simpsons dukej se parashikonin shpërthimin e coronavirusit të vitit 2020 në një episod të vitit 1993.
Në sezonin e katërt të episodit “Marge in Chains”, Springfield goditet me “Gripin Osaka”, pasi u përhap aksidentalisht nga një punëtor japonez i fabrikës.
Njerëzit në qytet nxituan për të gjetur një kurë, por vite më vonë, u kap dhe ngjashmëria me COVID-19.
Megjithatë, ish-shkrimtari i The Simpsons, Bill Oakley e kritikoi krahasimin.
“Nuk më pëlqen të përdoret për qëllime të liga. Ideja që dikush e shpërdoron atë për ta bërë coronavirusin të duket si një komplot aziatik, është e tmerrshme”, ka thënë ai për “The Hollywood Reporter”.
Peshku me tre sy – Sezoni 2, Episodi 4
Në këtë episod të vitit 1990, Bart kapi një peshk me tre të quajtur Blinky në lum pranë termocentralit.
Më shumë se një dekadë më vonë, një peshk me tre sy u zbulua në një rezervuar në Argjentinë. Çuditërisht, vetë rezervuari ushqehej nga uji nga një termocentral bërthamor.
Sateliti shqiptar
Një tjetër parashikim interesant që doli nga “The Simpsons” ka të bëjë edhe me Shqipërinë.
Bëhet fjalë rreth dërgimit “të satelitit shqiptar në hapësirë”, për të cilën para disa javëve ka folur edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Në këtë serial janë bërë edhe shumë parashikime të tjera që kanë ndodhur deri më sot por edhe që do të ndodhin edhe në të ardhmen