Holanda do të hyjë në bllokim për shkak të variantit Omicron
Holanda ka njoftuar për një bllokim për Krishtlindje mes shqetësimeve për variantin Omicron të koronavirusit.
Dyqanet e produkteve joesenciale, shkollat, baret, restorantet dhe eventet e tjera publike, do të mbyllen të paktën deri në mes të muajit janar. Kryeministri, Mark Rutte, tha se kufizimet ishin “të pashmangshme”, raporton BBC.
Këto janë rregullat më të rrepta që janë shpallur deri më tani për shkak të variantit Omicron.
Vendet në të gjithë Evropën kanë shtrënguar masat derisa përhapja e këtij varianti po shpejtohet.
Masat e reja në Holandë, të cilat hyjnë në fuqi të dielën, u njoftuan pas një takimi midis qeverisë dhe ekspertëve të shëndetësisë.
Zyrtarët thanë se Omicroni pritet të bëhet varianti dominues në Holandë midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri