Gjyqtari pranon një kërkesë të Thaçit që lidhet me rishqyrtimin e paraburgimit
Vendimi fillestar ishte që Thaçi parashtresat e tij t’i dërgojë deri më 17 janar 2022.
Pas kërkesës së avokatit dhe vendimit të gjyqtarit, afati është shtyrë deri në 10 ditë pas vendimit të Apelit.
Ky organ pritet të nxjerrë një vendim që do ta rrëzojë osë lë në fuqi vendimin e gjyqtarit francez të procedurës paraprake i cili ua refuzoi lirimin krerëve të UÇK-së, pavarësisht garancave të policisë.
Vendim i njëjtë është marrë edhe për Veselin, Selimin e Krasniqin, mirëpo që i njëjti është kumtuar në seancën e kaluar për ecurinë e çështjes.