Bora e madhe dhe era e fortë ka rrëzuar shtyllat elektrike në Bajgorë
Era e fortë që po mbretëron këtyre ditëve të fundit ka bërë që edhe disa shtylla elektike të rrëzohen në Bajgorë të Mitrovicës.
Një pamje e publikuar shihen disa shtylla që tashmë janë rrëzuar, shkruan Jepi zë.
Ekipet e mirëmbatjes së KEDS kanë dalur në vendin e ngjarjes, për të bërë ndërrimin e shtyllave elektrike, mirëpo për shkak të erës së madhe nuk po mund të kryejnë punë.
Ndryshe pas reshjeve të fundit të borës, shumë fshatra në Rajonin e Shalës së Bajgorës janë bllokuar nga bora.