Pamje: Kërcet boksi në mbledhjen e shkollës amerikane
Një anëtar i bordit të një shkolle në Connecticut të Shteteve të Bashkuara është goditur me grusht në fytyrë gjatë një takimi të tensionuar të martën në mbrëmje rreth vendimit të shkollës për ta nxjerrë në pension maskotën e shkollës.
Gjatë një pauze në takim, një burrë që iu drejtua bordit dhe Ray McFall-it, anëtar i bordit, u përfshi në një përballje të tensionuar.
Dy burrat shihen përballë njëri tjetrit. McFall e shtyn pak personin që kishte përballë, i cili menjëherë i kundërpërgjigjet me goditje në fytyrë. Të pranishmit ndërhyjnë për ta ndalur përleshjen.
Policia është duke e hetuar rastin, por deri tani nuk raportohet për të arrestuar.
NBC raportoi se disa prindër ishin të pakënaqur me vendimin për ta pensionuar maskotën “Tomahaëks” të shkollës. Ata pretenduan se nuk u është dhënë mundësia për t’i paraqitur mendimet e tyre për shkak të pandemisë.
Burri që shihet duke e goditur anëtarin e bordit e kishte marrë fjalën më herët dhe dëshmitarët thanë se ai mund të ishte i zemëruar, sepse McFall, që kishte për detyrë t’i informonte folësit se kur u mbaron koha e fjalës, ia ndërpreu fjalën atij.