Edhe ky vend kthen përdorimin e maskave në hapësira publike
Autoritetet e Kalifornisë, njoftuan sot se do të kthejnë përdorimin e detyrueshëm të maskave në të gjitha hapësirat publike të mbyllura në mënyrë që të frenojnë përhapjen e rasteve të reja të koronavirusit të raportuara në shtet gjatë javëve të fundit.
Ky detyrim, i cili do të hyjë në fuqi nesër, e mërkurë, ka të bëjë me të gjithë, pavarësisht nëse janë vaksinuar apo jo, përcjell abcnews.al.
Los Angeles, San Francisko dhe qarqe të tjera të Kalifornisë e kanë rikthyer këtë detyrim në nivel lokal prej muajsh. Megjithatë, qarqe të tjera, si Orange dhe San Diego, u kufizuan në zbatimin vetëm të rregullave të vendosura nga shteti: përdorni një maskë në disa vende publike, si aeroporte, spitale ose shkolla, por jo në ato komerciale, restorantet apo kinematë.
Sekretari i Shëndetësisë në Kaliforni, Mark Galli e justifikoi vendimin, duke thënë se kishte një rritje të shpejtë të rasteve të reja me koronavirus.
Njoftimi nga autoritetet e Kalifornisë bëhet në të njëjtën ditë me hyrjen në fuqi të një mase të ngjashme në qytetin e Nju Jorkut. g.v