Turqi, gruaja i kërkoi divorc, burri e masakron me thikë vajzën 7 vjeçe për hakmarrje
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Turqi.
Mediat atje, raportojnë se Habib Ozturk, ka masakruar me thikë vajzën e tij të mitur. Ai e ndërmori këtë akt të rëndë, në momentin që gruaja i kërkoi divorcin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të natës së mbrëmshme në Pendik të Stambollit, Turqi.
Vetëm pak minuta para krimit të rëndë ai kishte postuar në rrjetet e tij sociale foto me të bijën në të cilat shprehte dashurinë për të.
“Të dua shumë vajza ime…”- shkruante ai në rrjetet sociale ndërkohë mësohet se pak orë më parë ai e mori Defnen nga gjyshërit duke i premtuar asaj se kishte një surprizë për të.