Përplasen dy anije të mallrave, dy persona të humbur
Dy persona rezultojnë të zhdukur pas përplasjes së dy anijeve mallrash në Detin Baltik. Lajmin e konfirmuan autoritetet baltike.
Administrata Detare Suedeze ka vendosur një helikopter dhe nëntë anije kërkim-shpëtimi në vendin ku ndodhi përplasja mes qytetit bregdetar suedez të Ystad dhe ishullit danez të Bornholm-it.
MarineTraffic.com tregon se Danimarka ka vendosur gjithashtu anije SAR.
Carl Yohan Linde, nga zyra e shtypit në Administratën Detare Suedeze tha për mediat se thirrjen e parë për ndihmë e kanë marrë në orën 03:30 të mëngjesit dhe se në incident janë përfshirë një anije britanike dhe daneze.
“Një nga anijet, anija daneze, është përmbysur”, tha ai, duke shtuar se aktualisht po bëhen kërkime për dy persona./abcnews.al/