Putin i shpreh ngushëllime Bidenit për viktimat e tornadove
Presidenti rus Vladimir Putin shprehu sot ngushëllimet e tij për homologun amerikan Joe Biden, pas tornadove, ku kanë humbur jetën të paktën 100 persona.
“Në Rusi, ne ndajmë dhimbjen e atyre që humbën të dashurit e tyre. Shpresojmë që të lënduarit të shërohen dhe pasojat e katastrofës do të kapërcehen”, tha Putin në një telegram drejtuar Bidenit.
Numri i viktimave në SHBA shkoi sot në 100. Pamjet nga terreni shfaqin makina të dëmtuara, shtëpi të shkatërruara plotësisht.
Banorët lokalë janë organizuar për të ndihmuar ekipet e shpëtimit në kërkim të mbijetuarve të mundshëm.