Amerika sanksionon edhe disa zyrtarë në disa vende, këta janë emrat
Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se ka sanksionuar edhe disa persona dhe grupe korruptive në Evropë, Afrikë dhe Amerikë Qendrore.
Martha Carolian Refcinos De Bernal, e cila thuhet se udhëhiqte një skeme të korrupsionit që lidhej me prokurime të dyshimta për ndërtimin e një spitali në El Salvador.
Manuel Victor Martinez Olivet, Guatemala, që akuzohet për mashtrim dhe keqpërdorimi të autoritetit gjatë kohës sa ishte drejtor në një departament të Ministrisë së Shëndetit Publik.
Prince Yormie Johnson, anëtar i senatit të Liberisë.
Andriy Portnov, Ukrainë, ish-nënkryetar i Administratës Presidenciale të Ukrainës në kohën e ish-presidentit Yanukovych.
Leopoldino Fragoso do Nascimento dhe Manuel Helder Vieira Dias Junior, Angolë, ish-zyrtarë të Qeverisë, të cilët akuzohen për vjedhje të miliarda dollarëve nga Qeveria e Angolës.