Bideni do ta nderojë senatorin e ndjerë, Bob Dole: Ai ishte gjigant amerikan
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do ta nderojë në një ceremoni senatorin e ndjerë, Bob Dole, i cili vdiq të dielën në mëngjes.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë pritet të mbajë një fjalim në ceremoninë që do të mbahet sot për nder ish-senatorin republikan dhe pretendentin për president.
Dole shërbeu për gati 36 vite në Kongres. Ai vdiq të dielën në moshën 98-vjeçare.
“Për ata si unë që e kanë pasur nderin ta quajnë shok, Bob Dole ishte një gjigant amerikan”, tha Presidenti Biden të mërkurën në një fjalim në Kansas, shkruan Independnet.
Presidenti duke folur për Dole-n, e përshkroi atë si “burrë me guxim të jashtëzakonshëm, fizik e moral, hero lufte, që sakrifikoi përtej masës, që gati sa e dha jetën për vendin tonë në Luftën e Dytë Botërore, njëri ndër më të mëdhenjtë e gjeneratës së madhe”.
Ngjarja e së enjtes në Kapitol dhe funerali i së premtes në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit janë të mbyllura për publikun. Por funerali i Dole do të transmetohet drejtpërdrejt të premten në Memorialin e Luftës së Dytë Botërore në National Mall dhe autokolona e tij pritet të ndalet më vonë në një ngjarje me aktorin Tom Hanks duke nderuar jetën dhe shërbimin e tij ushtarak përpara se arkivoli të udhëtojë në vendlindjen e tij në Kansas dhe kryeqyteti i shtetit