Mbyllen shkollat, baret dhe restorantet, Danimarka ashpërson masat për shkak të variantit Omicron
Danimarka ka vendosur kufizime të reja, për të parandaluar përhapjen e shpejtë të variantit Omicron.
Sipas zyrtarëve, kufizimet e reja përfshijnë mbylljen e shkollave fillore nga 15 dhjetori, mbylljen e restoranteve dhe bareve nga mesnata e së premtes.
Përveç kësaj, Danimarka ka vendosur që puna të zhvillohet nga shtëpia.
Kryeministri danez ka thënë vazhdimisht se qeveria do të bënte gjithçka që kishte në dorë për të shmangur ri-vendosjen e kufizimeve, por vendi ka shënuar rritje dramatike të rasteve të reja kryesisht gjatë javëve të fundit, duke detyruar të vendosin masa më të ashpra.