34-vjeçares i digjen flokët, vetullat e qerpikët derisa po fikte qirinjtë e tortës së ditëlindjes – VIDEO
Një gruaje amerikane i janë djegur flokët derisa po fikte qirinjtë e tortës për ditëlindjes së saj.
Mediat e huaja kanë publikuar pamjet ku shihet se teksa është përkulur për t’i shuar qirinjtë e tortës, një fije floku mori flakë, ku më pas zjarri u përhap me shpejtësi.
Asaj iu dogjën flokët, vetullat dhe qerpikët, ndërkohë që raportohet se djegie të lehta pati edhe në fytyrë.