Bildt: Në rast se Rusia pushton Ukrainën, në Evropë do të ketë luftë të madhe me pasoja të thella
Pas publikimit të planit potencial të Rusisë për të pushtuar Ukrainën, ka pasur reagime të shumta nga figura të rëndësishme në botë.
Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt nëpërmjet një shkrimi në Twitter, duke shprehur shqetësimin rreth planeve që Rusia ka ndaj Ukrainës.
Bildt është shprehur se në rast se ndodh pushtimi i Ukrainës, në Evropë do të ndodhi një luftë e madhe me pasoja të thella.
If this 🇷🇺 invasion of 🇺🇦 happens it will be a major European war with very profound consequences. It is unlikely to be confined to the territory of 🇺🇦. pic.twitter.com/BDD8eWzVw3
— Carl Bildt (@carlbildt) December 4, 2021
“Nëse ndodh pushtimi i Ukrainës nga Rusia, do të ndodhë një luftë e madhe evropiane me pasoja shumë të thella. Nuk ka gjasa të kufizohet brenda territorit të Ukrainës”, ka shtuar Bild.
Sipas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të ndodhë qysh në fillim të vitit 2022.
Për këtë çështje, presidenti amerikan Joe Biden dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin do të diskutojnë të martën nëpërmjet një bisede telefonike.