Këshilla si të vozisni në dimër
Që nga dje ka filluar sezoni dimëror për shoferët, deri me 15 mars makina duhet të jetë e pajisur në mënyrën e duhur për të dalë në rrugë.
Përveç ndërrimit të gomave të verës me ato të dimrit, rekomandohet që të pastrohen mirë xhamat e makinës para se të filloni vozitjen, ndërsa duhet të përdorni një çakmak për ta nxeh pjesën e dorezës së makinës në rast se është ngrirë.
Gjithashtu kujdes që të mbathurat të jenë të terura, pasi këpucët e mbuluara me dëborë mund të rrëshqasin në pedalet e makinës. Kurse gjatë vozitjes duhet të bëni manovra të kujdesshme, pasi distanca e ndaljes është dhjetë herë më e gjatë në akull dhe dëborë. Shpejtësia e dytë është më e preferueshme në terrenet e mbuluara me dëborë.
Hapësira duhet të jetë e mjaftueshme edhe për makinat përballë jush. Shpejtësia gjatë lëvizjes në përpjetë duhet të jetë konstante.
Gjithashtu këshillohet që t’i jepni kohë vetes edhe 10-15 minuta ekstra në mëngjes në mënyrë që të siguroheni që makina juaj është e sigurt për udhëtim.