Raportohet se një grua ushqeu macen me gji gjatë fluturimit me aeroplan
Diçka e pazakontë raportohet të ketë ndodhur gjatë fluturimit të një aeroplani të kompanisë “Delta Air Lines”, nga Syracuse në Atlanta të Shteteve të Bashkuara.
Raportohet se një grua filloi të ushqente me gji një mace gjatë fluturimit, duke i lënë të habitur pasagjerët tjerë, shkruan Fox News.
Stjuardesa e fluturimit dërgoi një mesazh përmes sistemit për informimin e pasagjerëve në aeroplan për ta informuar ekuipazhin se “personi i ulur në ulësen 13A ësht duke ushqyer me gji një mace dhe nuk po e kthen në kafazin e saj, kur iu kërkua”.
Përmes mesazhit iu kërkua një grupi të specializuar për shërbim ndaj klientëve që ta përshëndesin gruan me të arritur në Atlanta.
Stjuardesa më pas dha hollësi në rrjete sociale rreth këtij incidenti. “Kjo grua pati një nga ato macet pa qime të mbështjellë me një batanije, dukej si foshnjë, maica e saj ishte lart dhe po mundohej që ta bënte macen të thithte dhe nuk e kthente macen në kafaz”, tha ajo.