Vëllai 13 vjeçar vret motrën e tij 14 vjeçare në SHBA, u mundua të qëllonte dy persona që ia morën një armë pa paguar
Një djalë 13- vjeçar nga Gjeorgjia ka vrarë motrën e tij 14-vjeçare me një armë automatike, në përpjekje për t’i qëlluar dy personat që i morën armën pa paguar.
Departamenti i Sherifit të Douglas County tha se djali, identiteti i të cilit nuk u zbulua, porositi materiale në internet ku dhe po prodhon armë gjysmë automatike në shtëpi, shkruan Independent, transmeton Gazeta Sinjali.
Përmes një deklarate, policia tha se incidenti ndodhi të shtunën, kur dy njerëz shkuan në shtëpinë e adoleshentit për të blerë një armë. Në vend se të paguanin, dy personat ikën. Policia beson se djali qëlloi një herë në përpjekje për t’i ndalur.
“Sipas hetimit, ai po i qëllonte njerëzit që ia morën armën, por në vend të tyre e qëlloi motrën e vet. Është shumë pikëlluese që ndodhi vdekja e motrës së tij”, tha sherifi Tim Pounds.
Ndonëse në shtëpi u thirr ndihma e shpejtë, nëna e vajzës vendosi që ta dërgonte të bijën në spital me veturë. Vajza vdiq gjatë rrugës për në spital.
Hetuesit e zbuluan biznesin e adoleshentit, pasi ia kontrolluan shtëpinë. Ai është arrestuar bashkë me një 19-vjeçar, i cili ishte përpjekur të blinte armë prej tij.
Të dytë janë akuzuar për vrasje.