Policia rrethon objektin e OKB-së në New York, raportohet se një person me armë gjahu është pranë tij
Departamenti i Policisë së New York-ut ka pranuar një informatë se një burrë i armatosur me armë gjahu po gjendet pranë Kombeve të Bashkuara në New York.
Personelit dhe delegatëve brenda kësaj selisë u është kërkuar të strehohen.
NYPD po i përgjigjet disa thirrjeve 911 që raportojnë se një burrë me atë që duket të jetë një armë gjahu në East 42nd Street dhe 1st Avenue, pranë selisë së Kombeve të Bashkuara, tha detektivi Hubert Reyes.
“Ne e kemi mbyllur ndërtesën për shkak të aktivitetit të policisë që po ndodh jashtë OKB-së. Të gjithë janë në ndërtesë për momentin, kompleksi është i mbyllur”, tha për CNN-in, Stephane Dujarric.
Ndërsa, takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së po vazhdon aktualisht.
Pamjet nga para selisë së OKB-së mund t’i shihni drejtpërdrejt në këto video.