Shpërthimi në Gjermani ndodhi nga bombat e Luftës së Dytë Botërore, tre të lënduar
Njëri prej tyre ka marrë lëndime serioze, tha brigada e zjarrfikësve.
Shpërthimi ndodhi gjatë punimeve të ndërtimit pranë stacionit Donnersbergerbruecke.
“Në këtë kohë s’ka prova për veprime kriminale. Sipas të gjeturave fillestare, kemi tre të lënduar, zona e rrezikshme është kryesisht e rrethuar dhe trafiku i trenave është ndaluar në rrugën kryesore”, tha zyrtari policor për shtyp, Peter Werthmann.
Më shumë se 2000 ton bomba dhe municione të gjalla zbulohen çdo vit në Gjermani, më shumë se 70 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.