Ky është turku me hundën më të gjatë në botë (VIDEO)
Burri turk, i cili u verifikua nga Guinness se kishte hundën më të gjatë në një person të gjallë, tha se hunda e tij e madhe i jep një ndjenjë të përmirësuar të nuhatjes.
Mehmet Ozyurek, hunda e të cilit është 8.80 centimetra e gjatë, tha se ajo ishte shkaku i talljeve që i bëheshin kur ishte fëmijë, por megjithatë ai e shihte hundën si një përfitim.
“Miqtë e mi më thërrisnin “Hundë e Madhe” për të më mërzitur”, tha Ozyurek për Guinness. “Por unë hodha një vështrim në veten time dhe në atë moment u pashë në pasqyrë – zbulova veten. Zoti më bëri kështu, nuk mund të bëhet asgjë në këtë situatë. Mësova të jetoj në paqe me fizikun tim”, deklaroi ai.
Ozyurek shtoi se zbuloi që hunda e tij i dha përfitime të papritura, duke përfshirë një ndjenjë të përmirësuar të nuhatjes.
“Unë them: “Këtu ka një aromë”. Njerëz të tjerë thonë “Ne nuk e ndjejmë atë aromë”. Unë them ‘Ti mund të mos e nuhasësh, por unë mundem’, tha Ozyurek. “Për shembull, kur hyj në shtëpinë time menjëherë mund ta dalloj se cila gjellë është duke u gatuar”.
Përveç kësaj, ai shtoi se mund të bëjë edhe disa truqe festash, të tilla si fryrja e një tullumbaceje me vrimat e hundës.
“E dua hundën time, sigurisht. Kam qenë i bekuar”, deklaroi turku.
Nga Guinness thanë se nuk ka një rekord të konfirmuar për hundën më të gjatë ndonjëherë, por Thomas Wedders, një interpretues cirku që jetoi në Angli në vitet 1770, dyshohet se kishte një hundë që ishte 19 centimetra e gjatë.