Theret me thikë i mituri në Lipjan
Policia e Kosovës ka njoftuar se një i mitur ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, pasi është therur me thikë nga një person poashtu i mitur.
Me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur në fshatin Medvec të Lipjanit.
“Fsh. Medvec, Lipjan, 29.11.2021 – 14:30. Viktima mashkull kosovar (i mitur) është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që ishte therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar (i mitur). Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /