‘Prishtina International Theater Festival’ gati për edicionin e pestë
Këtë vit, Festivali Ndërkombëtar i Teatrove “Prishtina International Theater Festival” do ta mbajë edicionin e pestë.
Organizimi i këtij edicioni do të bëhet për të kujtuar figurën e regjisores Burbuqe Berisha, e cila vdiq këtë vit.
Edicioni i katërti PITF do të zgjasë nga 29 nëntori deri më 4 dhjetor, ku edhe pritet që të respektohen masat ndaj COVID-19.
Në programin garues do të jepen katër shfaqje, të trupave teatrore nga Bullgaria, Serbia, Turqia Maqedonia e Veriut, Shqipëri dhe Kosova.