Jam Rom
Kujtim Paçaku
Po, jam Rom
Unë, ky që qëndron tash para jush
Jam nga stërnipat e Gangut
E bijtë e Lumbardhit
Kurrë nuk isha mjaft i bardhë
Për të bardhët
As tamam i zi për të zinjtë
Erdha vetëm t’u fal ca vargje
E të marr ndonjë duartrokitje në këmbim
Kaq më mjafton të ndihem i lumtur./ KultPlus.com