Pamje ku shihet i shtrirë pronari i dyqanit që u plagos sonte në Prizren
Një tentim grabitje të një argjendarie në rrugën “Adem Jashari” në Prizren.
Policia ka bërë të ditur se i plagosur gjatë kësaj tentim grabitjeje ka mbetur pronari i argjendarisë.
Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast janë tre të dyshuar që më pas kanë ikur në drejtim të panjohur.
“Tre persona të dyshuar të armatosur kanë tentuar të kryejnë grabitje në një argjendari, ku ka mbetur i plagosur njëri nga pronarët, por është jashtë rrezikut për jetë“.