Fotografuan shtëpinë e Erdogan, arrestohet çifti izraelit
Burrë e grua nga Izraeli u arrestuan nga forcat e sigurisë në Stamboll pasi fotografuan rezidencën e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.
Çifti i të sapomartuarve tashmë është vënë nën akuzë për “spiunazh politik dhe ushtarak”. Bashkë me ta është arrestuar edhe një shtetas turk.
Arrestimi erdhi pas njoftimit të autoriteteve nga një punonjës i cili punon në kullën e radios televizive Camlica në anën aziatike të Stambollit.
Pak ditë më parë, autoritetet ndaluan dhjetëra persona të tjerë të cilët kishin hedhur dyshime në rrjetet sociale për gjendjen shëndetësore të presidentit Erdogan.