Biden: Situata në kufirin Poloni-Bjellorusi është shqetësuese
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara për situatën në kufirin polako-bjellorusi, ku mijëra emigrantë po përpiqen të hyjnë në Bashkimin Evropian.
“Unë mendoj se është një shqetësim i madh. Ne ia kemi komunikuar shqetësimin tonë Rusisë dhe Bjellorusisë”, u tha Biden gazetarëve në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë.
Moska është mbështetësi kryesor i liderit të vjetër bjellorus, Aleksandër Lukashenko.
BE-ja akuzon Lukashenkon për inkurajimin e qëllimshëm të fluksit të emigrantëve nga ajri në Minsk dhe më pas për shoqërimin e tyre në kufijtë e vendit të tij me Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë, ku mijëra emigrantë tani janë të bllokuar në kushte të rënda, raporton ATSh.
Të tre vendet kanë forcuar ndjeshëm sigurinë e tyre kufitare si përgjigje.
Grindja e ashpër mes Minskut dhe Brukselit daton që nga zgjedhjet e diskutueshme në Bjellorusi në gusht 2020 dhe shtypja e dhunshme e Lukashenkos ndaj protestuesve.
Që atëherë, BE-ja ka refuzuar ta njohë atë si udhëheqësin legjitim të vendit dhe ka vendosur sanksione.