Aguero ndjek udhëzimet e mjekëve të klubit, mendon pozitivisht pavarësisht problemit
Sulmuesi i Barcelonës, Sergio Aguero thotë se ai është “gjithmonë pozitiv” pavarësisht raporteve që problemi i tij në zemër mund ta detyrojë atë të tërhiqet.
Catalunya Radio ka raportuar se futbollisti 33-vjeçar mund t’i duhet të varë çizmet e tij pas një shqetësimi serioz shëndetësor.
Duke iu përgjigjur bisedës për daljen në pension përmes Tëitter, Aguero shkroi:
“Duke pasur parasysh thashethemet, mund të them se jam duke ndjekur udhëzimet e mjekëve të klubit, duke bërë analiza dhe trajtime dhe duke kontrolluar progresin tim brenda 90 ditëve. Gjithmonë pozitiv”.