Rreth 900 mijë fëmijë nën moshën 12 vjeç në SHBA morën dozën e parë të Covid
Një numër i madh i fëmijëvë në SHBA ka marrë vaksinën Anti-COVID.
Rreth 900,000 fëmijë të moshës 5 deri në 11 vjeç kanë marrë dozën e parë të një vaksine Anti-Covid, në SHBA.
Përafërsisht edhe 700,000 fëmijë të tjera pritet të marrin dozën e parë, tha Jeff Zients, koordinatori i përgjigjes ndaj Covid-19 në Shtëpinë e Bardhë, gjatë një konference për shtyp.
Shifrat, tha Zients, janë një vlerësim i bazuar në të dhënat paraprake nga 20,000 klinika dhe farmaci në mbarë vendin, raporton abcnews.al.
SHBA-të janë më të prekurat në botë, me 47,647,745 raste dhe 780,236 viktima që nga fillimi i pandemisë.