PDK: Shaqir Totaj siguron mbështetjen e Behgjet Pacollit në Prizren
Dega e PDK-së në Prizren njofton se kandidati për Kryetar të Prizrenit nga kjo parti, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.
Siç bëhet e ditur me anë të një komunikate për media, Pacolli ka thënë se Totaj është kryetari për të cilin ka nevojë Prizreni sot.
“Prizreni ka nevojë për ndryshim dhe këtë ndryshim më së miri e prezanton Shaqir Totaj. Bashkë do të bëjmë punë të mira, me dinjitet e do ta zhvillojmë qytetin e Prizrenit”, citohet tô ketë thënë Pacolli.