Burri e përdor thikën e xhepit për të shpëtuar nga krokodili që e tërhoqi drejt lumit
Një burrë në Queensland të Australisë ka shpëtuar nga një krokodil duke e therë kafshën në kokë me një thikë xhepi, kur egërsira e tërhoqi atë në një lumë në Cape York.
Zyrtarët për botë të egër thanë se burri 60-vjeçar ishte duke peshkuar në pronën e tij në bregun e një pjese të skajshme të lumit McIvor, të mërkurën e kaluar, shkruan The Guardian
Përderisa burri ishte duke peshkuar, krokodili doli nga uji dhe e sulmoi duke e kafshuar në këmbë dhe filloi që ta tërhiqte drejt lumit. Burri u kap për një dege dhe u mbajt.
Burri e përdori thikën e xhepit për ta therë krokodilin në kokë disa herë para se të futej në ujë. Papritmas, krokodili e lëshoi burrin dhe ky i fundit ia arriti të ngjitej në breg.
Ai më pas shkoi me veturë në një spital lokal e më vonë u dërgua me helikopter në një vend tjetër, ku po shërohet nga plagët.
Ekspertët e Departamentit të Mjedisit dhe Shkencën biseduan me burrin të martën dhe panë se lëndimet i kishte në përputhje me sulmin e krokodilit. Zyrtarët thanë se nuk do të bëjnë përpjekje që ta kapin krokodilin për shkak të zonës së skajshme të pronës dhe mungesës së qasjes së publikut atje.