LDK-ja në Malishevë: Kryetari se bëri koalicionin me PDK-në krye në vete
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Malishevë nëpërmjet një reagimi ka bërë të ditur se marrëveshja e koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës ka pasur vetëm një votë kundër.
Këtu thuhet se kryetari i kësaj dege njëherësh edhe kandidat për kryetar të Malishevës nga ky subjekt, Bajrush Hoti, nuk e ka bërë koalicionin krye në vete.
Me anë të kësaj marrëveshje Lidhja Demokratike në balotazhin e 14 nëntorit, do ta mbështesin kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës Isni Kilaj.
“Nëpër media dhe portale të ndryshme lokale dhe nacionale po qarkullon një postim i bërë në rrjete sociale se gjëja Kryetari i degës së LDK-së në Malishevë ka bërë koalicion krye në vete me PDK. Kjo nuk është e vërtetë sepse në mbledhjen e mbajtur të kryesisë së degës së LDK-së në Malishevë si organ ekzekutiv, më datë 01.11.2021 është marrë vendim që kryesia e LDK-së dega në Malishevë të bëjë marrëveshje për bashkëpunim dhe bashkëqeverisje me PDK-në Malishevë,ky vendim nga e gjithë kryesia kishte vetëm një votë kundër”.
Komunikata e plotë: