Rama komenton spotin e Vitisë ku tallet me të: Ai tregoi se është penduar, nuk jemi këtu për të bërë hajgare
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar një spot të kundërkandidatit të VV-së, Arben Vitia,
Në atë spot, Vitia thotë se do të rrëzojë Pallatin e Rinisë dhe Stadium “Fadil Vokrri” dhe është cilësuar nga analistët si tallje me Ramën.
Por Rama thotë se Vitia ka treguar se është penduar për këtë dhe se tani po merren vetëm me programe.
“E kam dëgjuar zotin Vitia dhe ai tregoi se është penduar për këtë. Ka pasur konferencë dhe ka thënë. Besoj se jemi këtu me paraqit plane konkrete për të zgjidhur probleme dhe nuk jemi këtu për të bërë hajgare”, tha ai në Dukagjini.
Rama po ashtu shtoi se në planin e tij nuk është rrënimi i Stadiumit dhe Pallatit të Rinisë. Ai ka thënë se ai ka një vizion për të ardhmen i cili nuk lidhet me këtë mandat.