PDK e NISMA arrijnë marrëveshje për balotazh në këtë komunë
Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate në Vushtrri kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për rundin e dytë të zgjedhjeve.
Kështu është bërë e ditur nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
Idrizi përmes një postimi në Facebook ka falënderuar Nismën Socialdemokrate për vendimin që sipas tij është i duhur për të mirën e qytetit.
“Duke qenë të vetëdijshëm për sfidat që na presin dhe angazhimin e përgjegjësinë e lartë qytetare që duhet ta kemi, kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi për qeverisjen tonë me subjektin politik NISMA Socialdemokrate. Falënderoj Degën e NISMA-s në Vushtrri, për rreshtimin e duhur për të mirën e qytetit”, ka shkruar ai.