Memli Krasniqi: Shaqa do t’ia kthejë dinjitetin dhe perspektivën qytetarëve të Prizrenit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar në Prizren, ku tha se entuziazmi i qytetarëve të kësaj komune për ndryshim të qeverisjes degraduese në këtë komunë po vërehet në çdo lagje e fshat.
Në një postim në Facebook, Krasniqi thotë se atmosfera mobilizuese mbizotëroi edhe në takimet e sotme me qytetarë, aktivistë e përkrahës të Partisë Demokratike të Kosovës, ku të gjithë, pa dallim, janë bërë bashkë për fitoren e Shaqir Totajt, më 14 nëntor.
“Me Shaqën kryetar të Prizrenit, kryeqytetit tonë historik e kulturor do t’i rikthehet dinjiteti, ndërsa qytetarëve të kësaj komune shpresa e perspektiva. Sepse, Shaqir Totaj do të qeverisë mirë, ndershëm, në mënyrë transparente dhe për të gjithë qytetarët, pa dallime partiake e etnike.”, shkruan Krasniqi.