Filmi kosovar “Vera andrron detin” fiton çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar në Tokio
Filmit kosovar “Vera andrron Detin” me regji të Kaltrina Krasniqit iu dha çmimi kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tokio.
Filmi trajton temën e Verës, jeta e qetë e së cilës prishet nga vetëvrasja e burrit të saj, ku më pas ndiqet nga kërcënimet e personave që pretendojnë se shtëpia e saj në fshat iu takon atyre.
Çmimi i Madh i Tokios ka vlerën e 30 mijë dollarëve, shkruan Screendaily, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshi, ky film gjatë këtij viti ka qenë pjesë edhe e disa festivaleve të tjera.