Gjykata pezullon urdhrin e Biden për ta bërë vaksinimin të detyrueshëm në biznese
Një gjykatë apeli në ShBA ka bllokuar përkohësisht planet e presidentit amerikan, Joe Biden, për një urdhër vaksinimi për bizneset.
Ligji do të kërkonte që punëtorët në kompanitë private me më shumë se 100 punonjës, të vaksinohen plotësisht kundër COVID-19 ose të testohen çdo javë.
Por, gjykata gjeti “çështje të rënda statutore dhe kushtetuese” me rregullin, që do të futet në janar.
Gjykata tha se po pezullonte urdhrin dhe i dha administratës Biden kohë deri të hënën për t’u përgjigjur.
Pesë shtete të udhëhequra nga republikanët – Teksasi, Luiziana, Misisipi, Karolina e Jugut dhe Utah – si dhe kompani private dhe grupe fetare, kishin paraqitur ankesa ligjore kundër urdhrit.
Ata akuzuan presidentin për tejkalim të autoritetit të tij, raporton BBC, përcjell Gazeta Sinjali.
Nëse zbatohet, vendimi i Gjykatës së Apelit të qarkut të pestë në ShBA do të ishte një goditje ndaj masave gjithëpërfshirëse të administratës Biden për të zgjatur vaksinimin.
Biden thotë se urdhri, i cili do të mbulonte më shumë se dy të tretat e punëtorëve të vendit, do të vendoste një standard kombëtar të sigurisë në punë.
Presidenti tha se punonjësit në kompanitë e mëdha do të duhet të vaksinohen plotësisht deri më 4 janar, duke e quajtur vaksinimin “rruga e vetme më e mirë për të dalë nga kjo pandemi”.
Shumë biznese në ShBA tashmë kërkojnë që punonjësit e tyre të vaksinohen.