Koreja e Jugut porosit 70 mijë pakot e para të pilulës Pfizer kundër COVID-19
Agjencia Koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, (KDCA) njoftoi se Koreja e Jugut ka rënë dakord të blejë 70 mijë pako të pilulës eksperimentale antivirale kundër COVID-19 të Pfizer.
Pfizer të premten deklaroi se rezultatet e një prove treguan se pilula e saj Paxlovid uli me 89% rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes te pacientët me rrezik të lartë të rëndimit të gjendjes shëndetësore pas infektimit brenda tre ditëve nga fillimi i simptomave të koronavirusit.
Sipas Reuters, Koreja e Jugut ka nënshkruar tashmë marrëveshje për të siguruar 200 mijë pako trajtimi të Merck & Co Inc për COVID-19. Ajo po kërkon të blejë 134 mijë pako shtesë, megjithëse është e pavendosur se të cili trajtim.
Muajin e kaluar, qeveria njoftoi se ishte në bisedime me farmaceutikën zvicerane Roche Holding AG, e cila po zhvillon një pilulë antivirale për COVID-19 të lehtë për t’u administruar. Qeveria kishte ndarë buxhet prej 30.63 milionë dollarë për pilula antivirale COVID-19