Kongresi amerikan miraton paketën e infrastrukturës prej 1 trilion dollarësh
”Votimi dypartiak 228-206 do të krijojë miliona vende pune, do ta kthejë krizën klimatike në një mundësi dhe do të na vendosë në rrugën drejt fitimit të konkurrencës ekonomike për shekullin XXI”, tha presidenti amerikan, Joe Biden, në një deklaratë.
“Do të krijojë vende pune të paguara mirë, që nuk mund të jepen jashtë. Punë që do të transformojnë sistemin tonë të transportit me investimet më të rëndësishme në hekurudhat e pasagjerëve dhe mallrave, rrugët, urat, portet, aeroportet dhe transportin publik për breza”, shtoi ai, raporton ATSh.
“Projektligji do të zëvendësojë tubacionet e ujit me material plumbi dhe do të bëjë të disponueshëm internetin me shpejtësi të lartë kudo në SHBA”, theksoi Biden.
Një rrjet stacionesh karikimi për automjetet elektrike do të ndërtohet në të gjithë vendin.
”Ligji do të jetë një investim, që vjen një herë në jetë, për popullin tonë”, tha Biden.