Merkel e shqetësuar për rritjen e rasteve me COVID-19 në Gjermani
Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu shqetësimin për rritjen e rasteve dhe rritjen e numrit të pacientëve të shtruar në spital, duke theksuar se kjo ishte një papërgjegjshmëri përballë pandemisë.
“Duhet të jetë një shqetësim i përbashkët për të gjithë ne”, tha Merkel.
Gjermania nuk i ka bërë të detyrueshme vaksinimet për asnjë grup qytetarësh, një pozicion që kancelarja vazhdon ta mbështesë.
“Por fakti që 2 ose 3 milionë gjermanë mbi moshën 60 vjeç janë ende të pavaksinuar, është e trishtë sepse vaksinimi do t’i shpëtojë ata dhe shoqërinë në tërësi”, deklaroi ajo.
E pyetur rreth masave kufizuese të vendosura gjatë pandemisë, Merkel tha se është përgjegjësia e shtetit të mbrojë shëndetin e qytetarëve.