Vitin e kaluar u rrëmbye e u rrah, vritet reperi i njohur 19 vjeç në Suedi
Einar, njëri ndër reperët më të popullarizuar në Suedi, është qëlluar për vdekje në natën e së enjtes në Stokholm, duke nxitur reagime të shumta rreth dhunës së shkaktuar nga bandat viteve të fundit në shtetin skandinav.
Reperi 19-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Nils Gronberg, u vra në periferi të Stokholmit dhe policia nuk ka arrestuar ndonjë person deri më tani, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Në një incident tjetër vitin e kaluar, ky reper ishte rrëmbyer dhe sulmuar nga reperët rivalë.
“Një jetë e re është shuar dhe unë e kuptoj se ai ka pasur shumë peshë për shumë të rinj. Është tragjike”, tha Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven.
Gronberg, i cili debutoi në muzikë në moshën 16-vjeçare, ka publikuar katër albume dhe ka fituar shtatë çmime Grammy Suedez dhe shpërblime tjera.
Vitin e kaluar, ai ishte rrëmbyer dhe rrahur nga reperët rivalë që kishin lidhje me një bandë kriminelësh të Stokholmit. Disa persona, përfshirë një reper, janë dënuar me burgim për këtë rast