Bekim Jashari: Na identifikuan si të afërt me Vetëvendosjen
Bekim Jashari ka thënë se ndaj tij po bëhet propagandë, duke e identifikuar atë si të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila në zgjedhjet e 17 tetorit nuk kandidoi në këtë komunë, duke e mbështetur kandidaturën e Jasharit.
“Deklaratat e z. Mehani që Skenderaj duhet të shkojë në ri-votim është edhe një deklaratë tjetër e porositur për të na identifikuar si të afërt me VV-në, siç ishte dhe vendimi për moskandidim të tyre për kryetar të Skenderajt, pasivizimi i tyre në fushatë dhe heshtja e tyre para keqpërdorimeve në ditën e votimit.”
“Kështu me veprimet e tij të ulëta ai iu mundësoj kundërshtarëve tonë politikë që gjatë tërë fushatës parazgjedhore të propagandojnë kinse Bekimi është me VV-në, pasi që VV-ja nuk i vuri kundërkandidat.”
Ai theksoi se ata që propaganduan kundër tij bënë marrëveshje me serbët e Syriganës dhe blenë votat.
“Ata që përveç propagandave të ulët kundër meje, bënë marrëveshje me serbet e Bajës dhe Syriganës, të cilët i votuan me shumicë, ata që blenë votat e qytetarëve me para, kërcënuan e shantazhuan mbështetësit tonë, ata që blenë kom