Australi: Breshër sa një portokall!
Kjo është stuhia me breshërin më të madh të rënë ndonjëherë në Austriali, kjo sepse siç shkruan The Guardian, breshëri me diametër prej 16 centimetrash, u regjistrua në Queensland.
Të mërkurën, një qendër tregtare në Coffs Harbour u evakuua pasi shirat bënë që çatia të binte. Në të ndodheshin të strehuar rreth 400 persona, kur uji nisi të futej brenda.
Autoritetet e emergjencës thanë se vetëm gjatë të mërkurës pasdite kishin marrë 280 telefonata për ndihmë.